Ushtria serbe i drejton pushkën profesorëve tërnocas
Lokale

Ushtria serbe i drejton pushkën profesorëve tërnocas

23.Mar.2014 23:46
0
Pjesëtarë të ushtrisë serbe gjatë orëve të  pasditës së sotme kanë ndaluar tre qytetarë shqiptarë nga Tërnoci i Bujanocit të cilët po shëtisnin në mal për tu relaksuar. Ngjarja ka ndodhur të dielën në malin e  fshatit Tërrnoc  të komunës së Bujanocit, i kanë thënë agjensisë së lajmeve  Lugina Press personat në fjalë. Reshat Rexhepi-profesor i gjuhës angleze,  Naser Zairi-pofesor i gjuhës shqipe dhe Adem Avdili-agronom, kishin dalur për të shetitur ku paprtimas ishin ndaluar nga ushtria serbe. “Sot  në orën 16:42 minuta kemi qenë duke  ecur  rrugës së malit nja 200-300 metra mbi  vendin e quajtur “Ara  e Selimit”, papritur  na kanë dal  në rrugë  4 ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, me armë në gjendje gatishmërie të drejtuar kah ne, në një distancë  prej 3-4 metrave njëri prej tyre u prezentua  duke thënë  “Srpska Vojska” dhe na kërkoi letër njoftimet, ne nuk  i kishim me vete duke menduar se nuk jemi në kufi”, theksoi Rexhepi. “Derisa oficeri  na mori emrat e mbiemrat dhe profesionin, tre  ushtarët tjerë mbanin armët në drejtim tonin  në gjendje gatishmërie, mu sikur në kohën e Millosheviçit”, tha ndër të tjera Reshat Rexhepi. Ai ka theksuar se së bashku  me Naser Zahirin  dhe Adem  Avdilin kanë dalë për shetitje  në rrugët malore, për rekreacion. Lloje të tilla shetitjesh sipas deklaratës në fjalë ata zakonisht bëjnë një herë në javë, të shtuneve apo të dielave./Titulli.com/ (Foto: ilustrim)
Fillon ndërtimi i shtëpive humanitare në Luginë (video)
Nisë manifestimi “Flakadani Karadakut 2014” – kujtohet komandant Mjekra (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration