Lokale
Fillon ndërtimi i shtëpive humanitare në Luginë (video)
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore ka filluar fazën e parë të aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës.
[caption id="attachment_112978" align="aligncenter" width="640"] Fillimi i punimeve në fshatin Norçë të Preshevë, familja Imer Rexhep Kadriu[/caption]
Sipas përfaqësuesit të FHKL në Preshevë, Nasuf Ymeri filloi ndërtimi i tre shtëpive njëra në fshatin Raincë, Norçë dhe Miratoc të komunës së Preshevës.
“Me ndihmën e bashkatdhetarëve tonë në fazën e parë do të ndërtohen 28 shtëpi në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”, tha për TV “Presheva” Nasuf Ymeri.
Këtij aksioni i është gëzuar familja Sulejmani nga Ranica e cila deri më tani ka ndarë një dhomë për katër anëtar të familjes, transmeton Titulli.
Fetie Sulejmani, 74 vjeçare e pikëlluar nga gëzimi për shtëpinë e re para kamerave të televizionit “Presheva” re ka rikujtuar se me shumë vështirësi i ka rritur fëmijët e sajë në një ambient të vogël.
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore me seli në Zvicër ka filluar aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës dhe sipas udhëheqësve të kësaj organizate aksioni po gjen mbështetje të shumë donatorë vullnetarë nga diaspora dhe Lugina./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!