Nisë manifestimi “Flakadani Karadakut 2014” – kujtohet komandant Mjekra (video)
Lokale

Nisë manifestimi “Flakadani Karadakut 2014” – kujtohet komandant Mjekra (video)

23.Mar.2014 20:10
0
Të premten zyrtarisht ka nisur manifestimi kulturo – sportiv “Flakadani i Kradakut 2014”, i cili personifikon veprën heroike të dëshmorit të kombit Nijazi Azemi komandant Mjekra , i cili ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali më 26 mars të viti 2001. Nën organizimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ka filluar të premten zyrtarisht manifestimi tradicional kulturoro–sportiv  “Flakadani i Karadakut 2014”, i cili i kushtohet jetës dhe veprës së dëshmorit të UÇPMB-së Nijazi Azemi–komandant Mjekra. Manifestimi i cili do të zgjasë plot 6 ditë, e shpalli të hapur kryetari i Vitisë-Sokol Haliti , i cili theksoi se ky manifestim është festë për qytetarët e Vitisë dhe nderë që mbanë manifestimin për njërin ndër figurat legjendare të kësaj komune. “Ishte Marsi i betejës së lavdishme të UÇPMB-së, kur nënë komandën e komandant Mjekrës , iu bë e ditur edhe një herë ushtrisë serbe se kjo tokë ka qenë dhe do të mbetet e shqiptarëve dhe ka kush përkujdeset për popullatën e asaj ane të Kosovës Lindore”, tha kështu kryetari i Vitisë Sokol Haliti, raporton TV Presheva. Flakadanin e vitit 2014 zyrtarishtë e ndezën: vajza e komandantë Mjekrës-Liridona, kryetari i OVL së UÇPMB-së Nazmi Hajredini, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Xhavit Jashari kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së. Në manifestim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe UÇPMB-së, dhe përfaqësues të institucioneve të Luginës së Preshevës. “Flakadani Karadakut”, tashmë është bërë manifestim i parë institucional e që do të organizohet çdo vit nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti. Nijazi Azemi-komandant Mjekra ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali të Preshevës. Nijaziu ishte pjesë aktive e demonstratave të 28 marsit të viti 1989 , dhe më pas me të filluar lufta e UÇK-së ai iu bashkëngjitë brigadës ,,BEDRI SHALA,, ku dhe mori pjesë në betejën e lavdishme të thyerjes së kufirit shqiptaro–shqiptarë në Koshare. Pas përfundimit të luftës së Kosovës, Nijazi Azemi  kthehet në vendlindje me krenarinë e një çlirimtari, por me brengën se pjesët tjera të vendit ishin ende nën robëri dhe vuanin nga okupimi serb, dhe ai menjëherë iu bashkëngjitë UÇPMB-së./Titulli.com/
Ushtria serbe i drejton pushkën profesorëve tërnocas
Konçul, Merdare: Tre të arrestuar, kapen me rreth 20 kg marihuanë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration