Urimet për festën e Kurban Bajramit!
Personalitete të jetës publike dhe institucionale që veprojnë në Luginë të Preshevës, urojnë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.**********************************************************************************************************************************************
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR
Në emër të Këshilli Kombëtar Shqiptar, kryetari Jonuz Musliu, uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Për ne kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.
Në mbështetje të traditës sonë të mirë urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frimëzim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.
*********************************************************************************************************************************************
Mesazhi përurues i kryetarit të PVD – së dhe deputetit popullor Riza Halimi për festën e Kurban Bajramit
Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj që me rastin e festës së Kurban Bajramit t’ju uroj nga zemra këtë festë të madhëruar tek Zoti i Lavdëruar.
Festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.
Meqenëse këtë festë e karakterizon edhe obligimi fetar Haxhi, uroj që të gjithë haxhilerëve Zoti t’ua pranojë Haxhin dhe t’i shpërblejë me të mirat e Tij.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit dhe qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat tuaja nga ana e Zotit të Madhërishëm.
**********************************************************************************************************************************************
Urimi i kryetarit të Komunës së Bujanocit, dr. Nagip Arifi, për festën e Kurban Bajramit
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të komunës së Bujanocit, organeve që dalin prej saj si dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ia uroj festën e Kurban Bajramit.
Në këtë festë, e cila ka vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë, uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqa mbarënjerëzore.
Urime të përzemërta dërgoj edhe tek qytetarët e komunës sonë të cilët në këto momente po kryejnë Haxhin me shpresën dhe lutjen që Zoti i Madhërishëm t’ia pranoj atë. Shpresoj fuqishëm se në këto ditë feste të jemi të gjithë më human, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin e veçanërisht ata që kanë më tepër nevojë.
Duke shpresuar se Allahu i Lartëfuqishëm do të na nderojë me këto tipare, edhe njëherë Me fat Kurban Bajrami, me porosinë islame, Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!
Me rrespekt, Dr.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit.
**********************************************************************************************************************************************
Deputeti popullor Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së në Bujanoc
Të nderuara motra dhe vëllezër me me rastin e festës së Kurban Bajramit ju përcjell urimet më të sinqerta gjithë besimtarëve në Luginë të Preshevës dhe ju në diasporë.
Kurban Bajrami është festë në të cilën shprehet solidariteti jonë, ku ndihmohen të varfrit,u shtrihet dora hallexhinjve. Në këtë ditë të sakrificës le të forcohen lidhjet familjare dhe le të mbizotërojnë ndjenjat e dashurisë, ndërsa në marrëdhëniet mes njerëzve le të dominojë zëri i arsyes.
Dhashtë Allahu i madhërishëm që Kurban Bajrami në mesin tuaj të sjell gëzim, lumturi, paqë dhe mirëqenie.
**********************************************************************************************************************************************
Republikanët urojnë festën e Kurban Bajramit
Kryetari i Partisë Republikane, Këshilli komunal për Bujanoc, z. Avdil Ramadani, ua uron gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Kurban Bajramit.
Mesazhi i republikanëve del nga dëshira, që festa e Kurban Bajramit, t’i gjejë njerëzit e bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit.
Kurban Bajrami, është një festë, që manifestohet përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, begaton sofrat e nevojtarëve,bashkon njerëzit në solidaritet, mirësi dhe dashamirësi mes vete, ndaj drita e kësaj dite festive le t’i ngroh të gjitha zemrat e myslimanëve të Luginës së Preshevës dhe rajonit, thuhet në përgëzimin e kryetarit të Partisë Republikane për Bujanoc z. Avdil Ramadani.
**********************************************************************************************************************************************
Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Rahmi Zylfiu
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Kryesisë së Unionit Demokratik Shqiptar dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.
Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, të përkujtojmë edhe sakrificën e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.
Është kjo ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Andaj të gjithë besimtarëve kudo që janë urojmë festën e Kurban Bajramit, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretërojë paqja, qetësia dhe toleranca.
*********************************************************************************************************************************************
Shoqata e shkrimtarëve "Feniks" - Preshevë
Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, në emër të “Atunis Lugina” Preshevë si dhe në emrin tim personal ua uroj festën e KURBAN BAJRAMIT të gjithë shqiptarëve të konfesionit islam, me shpresë se këtë festë në një të ardhme të afërt ta festojmë tok të bashkuar.
Festa e Bajramit është festë e solidaritetit, ndihmës për bonjakët dhe skamnorët, andaj ta shtriejmë dorën për ndihmë kësaj kategorie të shoqërisë sonë.
Gjithashtu kjo festë le të jetë festë bashkimi, pajtimi dhe tolerance.
Prandaj…Gëzuar !
Bilall Maliqi, kryetar
*********************************************************************************************************************************************
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, Preshevë
Të gjithë shqiptarëve të besimit islam, kudo që janë, uron festën e kurban bajramit, duke i dëshiruar shëndet, lumturi, harmoni vëllazërore, përparim eknonomik, kulturor, social, paqë, bashkim kombëtar me vëllëzërit tjerë shqiptarë.
Poashtu uron pajtim vëllazëror dhe bashkim shpirtëror e kombëtar shumë e nevojshme kohët e fundit.
Gëzuar festa e Kurban Bajramit