“Ule dorën se po ti rrasi dy shpulla” (video)
Lokale

“Ule dorën se po ti rrasi dy shpulla” (video)

21.Dec.2012 18:52
0
[caption id="attachment_47386" align="alignleft" width="314"]Fatmir Hasani dhe Veli Idrizi fund Fatmir Hasani dhe Veli Idrizi[/caption] Seanca e sotme në KK të Bujanocit e cila ishte vazhdimësi e seancës së djeshme përveç debateve të shumta është karakterizuar edhe me fjalë ofenduese dhe kërcënime. Debatet që u zhvilluan sot në këtë seancë për pak sa nuk kaluan në rrahje. Këshilltari Fatmir Hasani (PVD) nga ulësja e tij iu drejtua me fjalë të rënda Veli Idrizit, zëvendës kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, duke kërcënuar edhe me rrahje. “Çka je duke bërë ti”, i thotë Hasani, Idrizit, ndërsa ky i fundit kërkoj që të flasë në foltore e jo nga vendi, “Dil në foltore dhe thuaje atë çka e ke”, ishin fjalët e Idrizit. Ndërsa Hasani vazhdon dialogun duke i  thënë: “Ule ti dorën se po vij po ti rrasi dy shpulla”, duke iu drejtuar Idrizit, ndërsa fjalët e këtij të fundit ishin: “Eja dhe ta shoh se si po mi rrasë, mos fol nga vendi dhe eja në foltore”. Hasani përfundoi këtë debat të ashpër me fjalën “Hajvan milet”. Siç duket, qytetarët e komunës së Bujanocit me votat e tyre nuk kanë zgjedhur njerëzit me pjekuri politike, të cilët janë përfaqësues të denjë të qytetarëve të komunës së Bujanocit. Sjellja e tyre gjatë punimeve të seancës së Kuvendit tregoi nivelin dhe interesimin e tyre për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këtë komunë. Një situatë e ngjashme, ditë më parë është krijuar edhe në Kuvendin e Preshevës, kur Naser Aziri këshilltarë i UDSH-së iu drejtua njërit prej këshilltarëve të PDSH-së./Titulli.com/ http://www.youtube.com/watch?v=05HkeEINkWo
Radhë të gjata në Konçul
Kuvendi i Bujanocit kërkon standarde evropiane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration