Lokale
Radhë të gjata në Konçul
[caption id="attachment_24940" align="alignleft" width="259"] Foto ilustrim[/caption]
Në pikën kufitare në mes të Serbisë dhe Kosovës, në Konçul të Komunës së Bujanocit, sot janë regjistruarë radhë të gjata të makinave të bashkëatdhetarëve që janë nisur për pushime në vendlindje në pragë të festave
Kolonat e gjata janë formuarë në pikën kufitare në Konçul e cila kontrollohet nga pala serbe, duke i revoltuar mërgimtarët të cilit i pret edhe kontrolli i palës kosovare në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Radhët e gjata nga makinat e mërgimtarëve kanë shkuarë deri në dy kilometra në dalje të fshatit Konçul, kanë njoftuarë Titullin qytetarët që kaluan sot përmes kësaj pike kontrolli.
Pritje në kolona janë regjistruar edhe në pikëkalimin Preshevë-Tabanoc, që lidhë Serbinë me Maqedonini.
Mërgimtarët, për pritjet me orë të tëra kanë akuzuar autoritetet Maqedonase për neglizhencë dhe ngadalësim të punës.
Ky fluks i madh në të dy pikat kufitare në territorin e Luginës, në atë me Kosovën dhe me Maqedoninë, është shtuarë në pragë të pushimeve dimërore në vendet e Evropës perëndimore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!