Lokale
Kuvendi i Bujanocit kërkon standarde evropiane
Kuvendi Komunal i Bujanocit këto dy ditët e fundit ishte arenë e konflikteve mes këshilltarëve komunal, duke akuzuar dhe lavdëruar njëri tjetrin se cili është më patriot se tjetri.
Konkluzioni i propozuar nga këshilltari, Adnan Salihu ngjalli debat në punimet e seancës përmes së cilës kërkohej plotësimi i disa kërkesave nga qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës.
Sipas këtij konkluzioni, Salihu kërkoi respektimin e drejtave të shqiptarëve sipas standardeve unike në reciprocitet më të drejtat e serbëve në Kosovë.
Një konkluzion i ngjashëm u propozua edhe nga këshilltarët e pozitës së pushtetit lokal të Bujanocit, ku kërkohej që të përmirësohet pozita shqiptare në këtë komunë dhe qytetarëve t'i mundësohet qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave dhe kapitalit sipas standardeve evropiane. Dhe ky propozim u aprovua edhe me shumicë votash në kuvendin komunal të Bujanocit.
Vlen të theksohet se disa mediume në Luginë dhe Kosovë kanë raportuar dje se ky konkluzion ishte aprovuar nga kuvendi komunal i Bujanocit, i cili në fakt vetëm ishte propozuar. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!