UDSH me të njëjtin qëndrim, nuk përkrahë por as nuk fton në bojkot
Lokale

UDSH me të njëjtin qëndrim, nuk përkrahë por as nuk fton në bojkot

28.Feb.2014 21:10
0
Unioni Demokrati Shqiptar (UDSH), partia politike e cila ka nënshkruar marrëveshjen se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare së bashku me katër parti tjera shqiptare të Luginës, ende mbanë të njëjtin qëndrim sa i përket pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Gjatë një prononcimi për portalin e pavarur informativ Titulli.com, kryetari i UDSH-së me seli në Preshevë, Rahmi Zylfiu, ka mohuar zërat se kjo parti politike do të përkrahë listën e Partisë për Veprim Demokratik për zgjedhjet Parlamentare në Serbi që mbahen më 16 mars. “Vendimi është i njëjtë dhe nuk e kemi rishqyrto atë vendim, nuk kemi arsye tash për tash për me e rishqyrtu këtë vendim”, tha Zylfiu. “Ne nuk kemi ftuar në bojkot, mirëpo si subjekt sigurisht se mbetemi prapa atij vendimi  tash për tash. Nuk ka ndryshime njëherë, kjo mund të jetë spekulim i momentit. Në UDSH zyrtarisht nuk ka, mund të ketë mendime të individëve, ndërsa sa i përket subjektit nuk qëndron se do të marrim pjesë në këto zgjedhje”, u shpreh për Titullin kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu. Duhet theksuar se pesë parti politike shqiptare, në mesin e të cilave edhe UDSH janë nënshkruese të dokumentit përmes së cilit dakordohen për bojkotim të zgjedhjeve Parlamentare që do të mbahen në Serbi./Titulli.com/
SHQLP uron 22 vjetorin e Referendumit
Kuvendi emëron anëtarët e rinj të KZK-së si dhe të Këshillit të shkollës “Ali Bektashi”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration