Kuvendi emëron anëtarët e rinj të KZK-së si dhe të Këshillit të shkollës “Ali Bektashi”
Lokale

Kuvendi emëron anëtarët e rinj të KZK-së si dhe të Këshillit të shkollës “Ali Bektashi”

28.Feb.2014 18:02
0
Në seancën e parë për këtë vit Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit ka arritur që të aprovojë të dhjetë pikat e rendit të ditës. Në këtë mbledhje të radhës Kuvendi ka bërë shkarkimin e përbërjes së vjetër të Komisionit Zgjedhor Komunal (KZK) duke emëruar anëtarët e rinj, derisa në këtë pikë edhe pati diskutime mes këshilltarëve të opozitës dhe atyre që drejtojnë me komunën e Bujanocit. Për këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ishte e papranueshme një ndërhyrje e tillë në KZK kur dihet se për 16 ditë do të ketë zgjedhje Parlamentare në të cilat merr pjesë edhe PVD. Tensionet u ngritën në pikën e fundit kur edhe u bë shkarkimi dhe më pas emërimi i anëtarëve të rinj në Këshillin e shkollës fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë. Me këtë nuk ishin dakord si shefi i grupit të PVD-së Ragmi Mustafa njashtu edhe këshilltari tjetër i këtij subjekti opozitar, Enver Ramadani. Atë u shprehën me këtë rast se po futet politika në këtë shkollë, përderisa thanë se deri më tani udhëheqësia e këtij institucioni arsimor ka bërë një punë të mirë. Kuvendi Bujanoc-2 Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu theksoi se me ndryshimet në këtë Këshillë duke emëruar anëtarë të rinj, po freskojmë këtë Këshillë i cili për disa vite me radhë është i njëjti. Ai, për më tepër theksoi se nuk ka asgjë me drejtorin  e deritanishëm, duke nënvizuar se jashtë politikës atë e ka edhe shumë mik të mirë, raporton Titulli. Në këtë pikë të rendit të ditës, kur edhe u bë shkarkimi dhe emërimi i anëtarëve të Këshillit të shkollës “Ali Bektashi” këshilltarët opozitar lëshuan seancën. Përveç këtyre pikave të nxehta, në mbledhjen e parë për këtë vit të Kuvendit Komunal u aprovuan edhe pika të tjera si plotësimi i Statutit të komunës së Bujanocit, propozim aktvendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Qendrës për Punë Sociale, si dhe të Këshillit drejtues të Barnatores së qytetit në Bujanoc. Në seancë u raportua edhe për punën e Këshillit komunal të Komunës së Bujanocit për vitin 2013-të, si dhe i Shtabit për situata të Jashtëzakonshme. Ky Shtab para këshilltarëve komunal paraqiti edhe programin e punës për vitin 2014-të./Titulli.com/
UDSH me të njëjtin qëndrim, nuk përkrahë por as nuk fton në bojkot
Bujanoci humbi 1.250 vende pune?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration