SHQLP uron 22 vjetorin e Referendumit
Lokale

SHQLP uron 22 vjetorin e Referendumit

01.Mar.2014 00:41
0
shoqatae qytetareve te Lugines se Presheves ne KosoveMe rastin kremtimit të 22 Vjetorit të Referendumit të Shqiptarve të Luginës së Preshevës “Për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”, ne Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës (SHQLP) në Prishtinë, Ju urojmë këtë datë të shenuar në historinë e kësaj pjese të Shqiptarisë. Urojmë që, më në fund: * Të realizohet Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e miratuar më 6 qershor 2014, për hapjen Zyrave të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, si formë e institucionalizuar për trajtimin e problemeve të shqiptarve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë, si dhe pikat e tjera që konkretizojnë obligimet e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës, * Të fillojnë negociatat me Serbinë për hapjen e Zyres së Kosovës në Preshevë, si pjesë e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës me seli në Beograd, * Të hapen dhe bisedimet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Preshevë, si formë institucionale e mbështetjes së shtetit amի për shqiptarët e Luginës, * Vendimet e dy qeverive në mbledhjen e 11 janarit 2014, për ndihmë materiale Luginës, që fillimisht ishin premtuar për ndërtimin e Maternitetit në Preshevë, I cili tanimë është përfunduar dhe inauguruar nga MSH e Serbisë, andaj ato mjete të shërbejnë si mjete nismëtare për themelimin e Fondit zhvillimor për Luginën, ku do të derdheshin pastaj ndihmat e dy shteteve shqiptare për Luginën, * Urojmë që bisedimet e filluara të liderëve të shqiptarve të Luginës me zëvendëskryeministrin e Serbisë, A.Vuçiq, si dhe me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, të japin rezultate të pritura për ndaljen e diskriminimit jonjerëzorë të shqiptarve, meqë u janë mohuar të drejtat elementare kombëtare në gjyqësi, arsim, kulturë, përdorimin e lirë dhe zyrtarë të simboleve kombëtare, demilitarizimin e zonës, krijimin e sigurisë elementare, zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ndaljen e ekzodit të përmasave alarmante që e ka mbërthyer këtë pjesë të gjeografisë shqiptare, si dhe për kirjimin e kushteve për kthimin e të shpërngulurve. * Urojmë që bisedimet të vazhdojnë me Qeverinë që do të del nga zgjedhjet e 16 marsit 2014, dhe të mos të jenë dështim i radhës, ashtu si kanë përfunduar të gjitha bisedimet e deritanishme me Serbinë, meqë kanë qenë pa garantues ndërkombëtarë në implementimin e tyre dhe të mos i shërbejnë Serbisë si “dekor demokratik”, * Urojmë që liderët e Luginës së Preshevës të jenë unikë dhe t’i harmonizojnë e koordinojnë veprimet e tyre me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë, * Pushteti lokal në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe participimi I shqiptarve në pushtetin lokal në Medvegjë t’I mobilizoj shqiptarët kundër korrupsionit dhe formave të tjera devijante të komprometimit të qeverisjes lokale, që i dëmton rëndë shqipatrët e Luginës. Mbi të gjitha, urojmë që përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës të angazhohen me sinqeritet dhe devotshmëri kombëtare e qytetare në realizimin e obligimeve dhe besimit të shqiptarve të Luginës, si dhe dy shtetet shqiptare të japin kontributin e tyre të domosdoshëm vëllazërorë. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë! Prishtinë, më 28 shkurt 2014 Kryetari, Nehat Hyseni
Vuçiq viziton Vranjën
UDSH me të njëjtin qëndrim, nuk përkrahë por as nuk fton në bojkot
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration