Lokale
UDSH konfirmon mbështetjen për Rexhep Fejzullahun
Kryesia e Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) dega në Bujanoc, në mbledhjen e fundit unanimisht ka mbështetur kryetarin e sapozgjedhur të këtij subjekti, Rexhep Fejzullahun
Në mbledhjen e kryesisë të mbajtur të enjten (23 maj), në lokalet e UDSH-së, në prani të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe të degës në Bujanoc u diskutuan për një pikë të vetme: Shqyrtimin rreth reagimit të plasuar në web portalin Titulli.com.
Në këtë mbledhje edhe njëherë në mënyrë unanime iu dha mbështetje e fuqishme kryesisë në krye me kryetarin e zgjedhur Rexhep Fejzullahu.
“Konsiderojmë se çdo dezinformatë eventuale që vie nga qarqe të caktuara, që fundja nuk ia duan të mirën UDSH-së dhe që kanë qëllim dëmtimin e imazhit dhe legjitimitetin e kryetarit të zgjedhur, janë të dëmshme, dhe si të tilla janë edhe të papranueshme për kryesinë e UDSH-së”, thuhet në demantin e degës së UDSH-së në Bujanoc.
“Kryesia e këtij subjekti konsideron se kjo çështje është e mbyllur njëherë e përgjithmonë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kryetari Rexhep Fejzullahu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!