“Sezai Surroi” zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit të shkollës
Lokale

“Sezai Surroi” zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit të shkollës

23.May.2013 22:08
0
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot ka vazhduar procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit të shkollës nga radhët e profesorëve. Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të arsimtarëve në institucionin e mesëm arsimor në Bujanoc është bërë zgjedhja e tre anëtarëve të rinj për organin më të lartë pranë kësaj shkolle. Fatlume Lutfiu, Avdulla Murati dhe Xheladin Mustafa janë tre profesorët të cilët kanë marrë vota më së shumti për anëtarë të Këshillit të shkollës nga shtatë të propozuar, ndërsa votat e të njëjtëve janë numëruar nga komisioni në përbërje prej katër anëtarëve. Nga 122 mësimdhënës të kësaj shkolle, në zgjedhjet e sotme morën pjesë 113 profesorë, ndërsa nga kutia doli të jetë vetëm një fletë votuese e pavlefshme. Qysh në hapjen e mbledhjes, ushtruesi i detyrës së Drejtorit, Zejni Fejzullahu, ka njoftuar kolektivin për arsyet e zgjedhjes së anëtarëve të rinj, pas situatës së krijuar me rastin e shkarkimit dhe emërimit të Këshillit të përkohshëm të shkollës nga Ministria e Arsimit. Një përshkrim të ngjarjeve të fundit e bëri edhe kryetari i Këshillit të shkollës së mesme “Sezai Surroi”, Xhabir Halili, duke sqaruar edhe situatat deri te shkarkimi i drejtorit të atëhershëm Ilmi Ibrahimi dhe emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit, profesorin Zejni Fejzullahun. Para fillimit të procesit zgjedhor, u.d. Zejni Fejzullahu tha se drejtoria ka të drejtën e mbajtjes së zgjedhjeve për tre anëtarë të Këshillit të shkollës nga radhët e profesorëve edhe atë sa më shpejt, pasi kjo i është vërtetuar përmes një shkrese të dërguar nga Ministria e arsimit. [caption id="attachment_73740" align="aligncenter" width="640"]Komisioni gjatë numërimit të votave Komisioni gjatë numërimit të votave[/caption] Këshilli i përkohshëm i shkollës së mesme “Sezai Surroi” ka shkarkuar nga detyra u.d. së drejtorit Zejni Fejzullahun më 17 maj, në një mbledhje që zgjati rreth pesë orë. Në bazë të ligjit në fuqi, vendimin e marr nga Këshilli i përkohshëm për shkarkimin e Zejni Fejzullahut duhet ta konfirmojë Ministria e Arsimit. Ministria duhet të kthejë një përgjigje pozitive apo negative. Deri sa kjo të bëhet ushtruesi i detyrës ka të drejtën ligjore që deri në 15 ditë nga vendimi i Këshillit të ushtrojë këtë detyrë, dhe sipas shkresës së Ministrisë vendimet që merren nga Fejzullahu brenda kësaj periudhe janë të plotfuqishme. Ndryshimet e iniciuara të u.d. së drejtorëve të shkollave ishte refuzuar kategorikisht nga Administrata Komunale në Bujanoc. Lidhur me ndryshimet eventuale të drejtorëve në shkollat shqipe të Komunës së Bujanocit, ditë më parë për Titullin u prononcua kryeshefi i Drejtoratit për Çështje Publike dhe Veprimtari Shoqërore, Arbër Pajaziti, i cili tha se ato do të jenë afatshkurta. “Nëse vjen deri te ndryshimi i ndonjë drejtori atëherë mandati i drejtorit të ri do të jetë maksimum një muaj”, u shpreh Pajaziti, duke nënvizuar se këshilli është i dhunshëm, ndërsa procedurat vetëm se kanë filluar për ndryshimin e këtyre anëtarëve të emëruar nga Ministria e Arsimit. Në shkollën e vetme në gjuhën shqipe për arsimin e mesëm në territorin e Komunës së Bujanocit, të hënën (20 maj) është bërë zgjedhja edhe e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të prindërve. Këshilli i shkollës ka gjithsejtë nëntë anëtarë, tre nga kolektivi i profesorëve, tre nga prindërit dhe tre nga pushteti lokal të propozuara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të shkollës duhet të kalojnë në votim edhe në Kuvendin Komunal të Bujanocit./Titulli.com/
UDSH konfirmon mbështetjen për Rexhep Fejzullahun
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” nisë me orë letrare (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration