U mbajtë festivali folklorik "Presheva 2017"
Lokale

U mbajtë festivali folklorik "Presheva 2017"

05.Aug.2017 15:56
0
Në Preshevë u mbajtë Festivali i Shoqërive Kulturore Artistike "Presheva 2017" me pjesëmarrës nga Tirana, Shkupi, Prishtina, Gjirokastra, Kaçaniku dhe Presheva.

Nëpër rrugët kryesore të qytetit defiluan grupet e vallëtarëve dhe instrumentistëve pjesëmarrëse në këtë Festival, duke i dhënë një pamje të mrekullueshme qytetit.

Më pas përfaqësuesit e çdonjërësës nga grupet pjesëmarrëse të këtij Festivali të shoqëruar edhe nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica, Gani Veseli u pritën në kabinetin e kryetares së komunës, Ardita Sinani.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica", Gani Veseli e shpalli të hapur festivalin duke vlerësuar lartë gatishmërinë e pushtetit lokal për bashkëpunim në organizimin e kësaj ngjarje.

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përshëndeti fillimin e festivalit duke uruar gjithashtu mysafirët dhe të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, sidomos bashkëatdhetarët tanë të cilët po i kalojnë pushimet e tyre në vendlindje.

Sinani vlerësoi lartë rëndësinë e artit dhe kulturës për krijimin e urave lidhëse dhe të bashkëpunimit mes qyteteve dhe rretheve shqipfolëse në rajon, duke u shprehur se ky bashkëpunim nuk do të mbetet vetëm kulturorë por do të thellohet edhe në sfera tjera.

Programi kulturor i pasur artistik me këngë e valle i grupeve pjesëmarrëse të festivalit u mbajtë në ambientë të hapur të shtëpisë së kulturës në Preshevë./kkp/

Në Preshevë hapet zyra e parë e noterit (video)
Sputnik: Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration