Në Preshevë hapet zyra e parë e noterit (video)
Lokale

Në Preshevë hapet zyra e parë e noterit (video)

04.Aug.2017 12:15
0
Në Preshevë është hapur zyra e parë e noterit. Vërtetimi i dokumenteve deri tash është bërë pjesërisht në Administratën komunale dhe pjesërisht në gjykatë, e në mungesë të kësaj të fundit, preshevarët kanë udhëtuar rreth 80 km deri në Gjyqin e Qarkut në Vranjë.

Bejzad Iljazi është noteri i vetëm shqiptar që tashmë ka hapur zyrën në Preshevë. Ndonëse ka një vit që e ka dhënë provimin profesional, për arsye të paqarta, qeveritarët e Beogradit e kanë prolonguar lejen për hapjen e kësaj zyre.

Tek noteri vërtetohen edhe deklaratat e qytetarëve të përpiluara nga avokatët.

Derisa ligji për noterin në Serbi ka hyrë në fuqi në vitin 2014, dhe zyrat e noterëve janë hapur në të gjitha qytetet e Serbisë, në Preshevë e Buajnoc noteri ka nisë funksionimin me tri vjet vonesë./rtklive/

Shkolla e futbollit "Lugina" fillon regjistrimet për të interesuarit në Bujanoc
U mbajtë festivali folklorik "Presheva 2017"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration