U mbajt seminari me mësimdhënësit e Lugines
Lokale

U mbajt seminari me mësimdhënësit e Lugines

03.Nov.2012 21:17
0
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese "Albas" nga Tirana dhe qendra e saj në Preshevë, organizoi seminarin e I-rë për tekstet e gjuhës shqipe.
Mësuesit e Luginës sot moren pjese ne seminarin e KKSH-se te organizuar ne Presheve me shtepin botuese "Albas" nga Tirana me qellim te permiresimit te cilesise se mesimdhenies ne shkollat e Lugines.
Seminari filloi ne ora 9:00, ku të pranishëm ishin mbi njëqind mësues nga mbarë Lugina, gjithashtu hapjen e seminarit e bëri nënkryetari i Këshillit Kombëtar, Mentor Nuhiu, ku përshendeti të gjithë të pranishmit, një fjalim përshëndetës e mbajti drejtori i përgjithshëm i Sh.B. "Albas", Latif Ajrullai, ku u shpreh mjaft i kënaqur dhe falënderues me pritjen që ia kishin rezervuar organizatorët e seminarit.
Tema e seminarit te 1-rë ne gjuhën shqipe ishte "Letërsia dhe Gjuha shqipe në tekstet shkollore, gjegjësisht interpretimi i përmbajtjeve mësimore ne tekstet e gjuhës shqipe". Kjo temë u ligjerua nga autorët e teksteve: Rita Petro, Natasha Pepivani, Adelina Çerpja, Idriz Metani, ku shpjeguan më gjërësisht përdorimin e teksteve të ardhura nga Shqipëria, dhe pranuan sugjerime nga mësuesit e Luginës. Seminari ishte mjaft efektiv, duke diskutuar për tekstet dhe shpalosur programin se si duhet kuptuar synimet e teksteve, gjithashtu nga autorët u rekomanduan disa metoda te ndryshme që duhen zbatuar mësimdhënësit për një mësimdhënie sa më cilësore dhe efektive. Qëllimi i Seminarit është rritja e cilësisë dhe efektivitetit të mësimdhënies të planit dhe programit të mësimit shqip në shkollat e Luginës
Ndërsa krejt në fund të seminarit u diskutua në mes autorëve dhe mësimdhënësve rreth teksteve. strukturës se tekstit, e që nuk munguan vërejtjet nga mësimdhënësit dhe  sugjerime për atuorët, se cka duhet ndryshuar ne tekste, ku edhe ne kete rast mrëkuptimi nga autorët ishte në nivelin më të lartë./Shërbimi për informim i KKSH-se/Titulli.com/
Turija do të bëhet me kanalizim, ndriçim, e varreza të rregulluara (foto)
Lugina mbështet dialogun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration