Turija do të bëhet me kanalizim, ndriçim, e varreza të rregulluara (foto)
Lokale

Turija do të bëhet me kanalizim, ndriçim, e varreza të rregulluara (foto)

03.Nov.2012 22:22
0
Fshati Turi në afërsi të qytetit të Bujanocit do të bëhet me rrjetin primarë të kanalizimit Punimet për shtrirjen e rrjetit kanë filluar me ndihmën e Drejtoratit për Ndërtim dhe janë duke ecur sipas planit të paraparë. Ky projekt vital për këtë vendbanim po realizohet së bashku me banorët e Turisë të cilët marrin pjesë në projekt. “Rrjeti i kanalizimit në Turi është duke u bërë me sistemin e njëjtë sikur në Tërnoc, ku banorët po marrin pjesë  me 30 për qind të mjeteve (rreth 2.5 milionë dinarë), ndërsa komuna e Bujanocit për këtë projekt nga buxheti i vet ka ndarë 70 për qind të shumës së përgjithshme (6 milionë dinarë)”, deklaroi për Titullin, Agim Haliti drejtor i Drejtorati për Ndërtim. Sipas Haliti, ndërmarrja që drejton ai ka marrë për obligim sigurimin e gypave të kanalizimi dhe tërë infrastrukturën përcjellëse, deri në kapakët e pusetave. “Ne kemi për obligim ti sigurojmë infrastrukturën e nevojshme për shtrirjen e rrjetit primarë të kanalizimit, ndërsa vetë banorët kanë siguruar ekskavatorin dhe kanë grumbulluar të holla për këtë projekt i cili nesër do të hapet zyrtarisht”, theksoi ndër të tjera Haliti. Ky projekt shumë i rëndësishëm për shëndetin e turijasve pritet të përfundojë brenda tre javëve, nëse lejojnë kushtet atmosferike. Në Turi janë duke u zhvilluar edhe punime tjera. Me iniciativë të bashkatdhetarëve është duke u bërë rregullimi i varrezave të fshatit, ndërsa siç ka mësuar Titulli do të vazhdohet edhe me rregullimin e ndriçimit publikë. Në komunë të Bujanocit janë hapur disa “fornte “ të punës. Përveç projektit të kanalizimit në Turi, Drejtorati për Ndërtim ka pastruar edhe kanalin “Slatina” që kalon përmes fshatit Levosovë, ndërsa javën e ardhshme makineria e kësaj ndërmarrje do të vazhdojë punimet edhe në Osllarë për të pastruar të njëjtin kanal i cili me vite nuk është mirëmbajtur./Titulli.com/ [caption id="attachment_39571" align="aligncenter" width="576"] Hapja e kanalit për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në hyrje të fshatit[/caption] [caption id="attachment_39572" align="aligncenter" width="576"] Hapja e kanalit për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në hyrje të fshatit[/caption] [caption id="attachment_39573" align="aligncenter" width="576"] Disa prej gypave që do të përdoren për rrjetin e kanalizimit[/caption] [caption id="attachment_39575" align="aligncenter" width="576"] Punimet në varrezat e fshatit Turi[/caption]  
Serbët e Kosovës në dy delegacione, shqiptarët e Luginës vetëm si shikues
U mbajt seminari me mësimdhënësit e Lugines
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration