Lugina mbështet dialogun
Lokale

Lugina mbështet dialogun

03.Nov.2012 18:36
0
Takimin e kryeministri të Kosovës Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë Ivica Dacic në Bruksel, e kanë përshëndetur qytetarët dhe liderët politik shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët konsiderojnë se takimi në nivel kryeministrash, do të ndikojë në stabilitetin politik dhe ekonomik të Kosovës Lindore. Ata konsiderojnë se është më se i domosdoshëm normalizimi i marrëdhënieve ndër fqinjësore në mënyrë që të dyja shtetet të integrohen në Bashkimi Evropianë. Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, ka deklaruar se ka ardhur koha që problemi dhe mosmarrëveshjen, mes popullit serbë dhe atij shqiptarë, të zgjidhen njëherë e përgjithmonë. Sipas tij, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për t’i zgjidhur problemet ndërmjet tyre, duhet të vazhdojnë, edhe atë në nivel kryeministrash, pasi që ato janë të sponsorizuara dhe monitoruara nga BE-ja dhe ShBA-ja. “Është një nismë e mbarë, nga fakti se kryeministri serb është pajtuar përfundimisht me homologun e tij kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, që të ulën, pa dyshim se nën trysnin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe BE-së, por me një monitorim dhe sponsorim të plotë të ShBA-së. Konsideroj se bisedimet do të vazhdojnë në këtë nivel më të lartë politik, gjë që edhe është pritur dhe të përmbyllet problemi shqiptaro-serb njëherë e përgjithmonë për të krijuar kushte për hyrjen në BE të gjithë shqiptarëve në rajon, por edhe popujve tjerë ku edhe e kemi vendin si qytetarë të qytetërimit evropian”, ka thënë Mustafa për Kosovapress, transmeton Telegrafi. Liderët politik të Luginës së Preshevës, deklarojnë se janë të gatshëm edhe për përfshirjen e tyre në bisedimet e mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës, për t’i zgjidhur, siç thonë ata, problemet politike dhe ekonomike të kësaj pjese, pasi që konsiderojnë se të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore po shkelen çdo ditë e më shumë. Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanovcit, ka thënë se janë të interesuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë e pjesë e agjendës së bisedimeve ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, sidomos në momentin kur Serbia është e interesuar të jetë në agjendën e bisedimeve edhe veriu i Kosovës. “Sa i përket subjekteve politike shqiptare ne jemi gjithmonë gati nëse hapet ndonjë çështje politike ndërmjet serbëve të veriut dhe Luginës së Preshevës. Ne kemi referendumin të cilin e kemi mbajtur në vitin 1992 me të drejt bashkimi edhe me Kosovën, por kemi edhe platformën politike të vitit 2006 ku kemi përkuar që të garantohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, po të njëjtat të drejta si të serbëve që u janë garantuar me Pakon e Ahtisarit. Qeveritarët e Kosovës kur të fillojnë bisedimet duhet t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe shpresojmë në këtë drejtim që qeveria e Kosovës t’i mbrojë interesat”, ka potencuar ai. Edhe qytetarët shqiptarë të kësaj pjese e kanë përshëndetur takimin mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës e shohin domosdoshmëri të kohës që edhe Republika e Kosovës edhe ajo e Serbisë të krijojnë një miqësi në mes tyre, që mos të pengojnë njëra tjetrën në proceset e integrimeve euroatlantike. Sa i përket mundësisë së njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa mendon se, pas bisedimeve të nisura mes dy qeverive, do të normalizohen marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe kështu që Serbia, do të jetë e detyruar ta njohë Republikën e Kosovës./Titulli.com/
U mbajt seminari me mësimdhënësit e Lugines
Zoran Stankoviq kryetar i ri i Trupit Koordinues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration