Tërnocasi kapet me 170 kg duhan të grirë (Foto)
Lokale

Tërnocasi kapet me 170 kg duhan të grirë (Foto)

07.Aug.2015 12:37
0
Në aksionin e përbashkët të doganës dhe policisë të realizuar më 5 gusht në rrugën Vranjë - Vladicin Han u zbuluan 170 kilogramë duhan i grirë pa dokumentacion të pagesës së detyrimeve të importit.

Duhani i paketuar në 17 qese me nga 10 kilogram është gjetur në makinë, "VW Passat" me targa të Bujanocit, me të cilin po drejtonte një shtetas 31-vjeçar, i kombësisë shqiptare, nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit.

“Me ftesë të oficerëve të policisë nga Vranja, të cilat janë bazuar në informacionet e mbledhura më herët, kanë ndalur veturën në rrugën në mes të Vranjës dhe Vlladiçin Hanit, doganierët nga Departamenti i Anti-kontrabandës kanë mbërri menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer kontroll të plotë”, thuhet në kumtesën e Doganës së Serbisë, transmeton Titulli.com.

Kështu në bagazhin dhe ulëset e pasme janë gjetur 170 kilogramë e duhanit të grirë për të cilat shoferi ka pohuar se i janë sjell nga Kosova për t’i transportuar për një pagesë deri në Leskocë. /Titulli.com/

Ndërmarrësit privat të Luginës kërkojnë ndihmën e Serbisë, Kosovës e Shqipërisë (Video)
Bashkatdhetarët nga Lugina presin me orë për të hyrë në Hungari (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration