Bashkatdhetarët nga Lugina presin me orë për të hyrë në Hungari (Foto)
Lokale

Bashkatdhetarët nga Lugina presin me orë për të hyrë në Hungari (Foto)

07.Aug.2015 17:20
0
Bashkatdhetarët që sot (e premte) kanë marrë rrugën e kthimit, po bëjnë pritje të mëdha në kufi. Titulli.com raporton se kolona të gjata me automjete po paraqiten në pikën kufitare të Horgoshit.

Në këtë pikë kufitare që lidhë Serbinë me Hungarinë, kolona arrin disa kilometra, derisa vet qytetarët kanë raportuar dhe dëshmuar me fotografi për pritje mbi tre orë. 

Sadati, bashkatdhetari nga Bujanoci i cili sot mori rrugën e kurbetit, rreth orës 17h ka raportuar në redaksinë e portalit informativ Titulli.com për pritjet e më shumë se tre orëve rresht për të kaluar nga Subotica në pikën kryesore kufitare Horgosh. 

“Destinacion kryesor e kam Zvicrën, ndërsa jam nisur nga Bujanoci. Presim më shumë se tre orë në këtë pikë kufitare”, u shpreh Sadati përmes telefonit, duke shtuar se i duhen edhe së paku 15 minuta për të kaluar në Hungari. 

Ky njoftim i bashkatdhetarit mund të ndihmojë edhe qytetarët tjerë që kanë në plan të marrin rrugën drejt BE-së përmes Horgoshit.

Për t’i ikur pritjeve, zyrtarë të policisë kufitare serbe u sugjerojnë të gjithë udhëtarëve që të përdorin pikat kufitare Horgosh 2 si dhe Baçka Vinograd dhe Djala. /Titulli.com/

Tërnocasi kapet me 170 kg duhan të grirë (Foto)
Privatizimi, 13 punëtorë përshëndeten me RTB-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration