Tërnocasi gjendet i vdekur në banjon e hotelit "Kristal" në Gjilan
Një punëtor i hotelit "Kristal" në Gjilan sot në mëngjes, në banjon e hotelit, ka gjetur një person të shtrirë me crast menjëherë është lajmëruar policia.
Me të pranuar informatën për rastin njësitet e hetimeve Rajonale kanë njoftuar organet e Prokurorisë dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, raporton 2lonline.
“Së bashku me krim-teknikën në lokacionin e hotel ,,Kristalit” në bodrum në tualet është gjetur i shtrirë viktima dhe afër trupit të tij janë gjetur disa gjësende si: dëshmi që dyshohet të jenë substanca narkotike”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, në rrobat e tani të ndjerit është gjetur letërnjoftimi që dokumentohet se ishte shqiptar Bekim B. (1975) nga fshati Tërnoc i Madh, shtetas i R. Serbisë.
“Prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion të cilët në ora 09:30 kanë arritur në vendin e ngjarjes të njëjtit trupin e pajetë e kanë marrë dhe e kanë dërguar në IML me qëllim të konstatimit të shkakut dhe kohës së vdekjes”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë. /Titulli.com/