Kampioni evropian Sevdail Sherifi nga Presheva,  sfidon titullin e botës (foto)
Lokale

Kampioni evropian Sevdail Sherifi nga Presheva, sfidon titullin e botës (foto)

13.Aug.2014 12:25
0
Kryetari komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka pritur në takim kampionin evropian në boks të federatës IBF Sevdail Sherifin.

Në mesin e shumë bashkatdhetarëve në vendlindje këtyre ditëve po qëndron edhe boksieri i njohur Sevdail Sherifi.

Ai  është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës,  Ragmi Mustafa dhe kanë biseduar edhe për  zhvillimin e këtij sporti dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare. 

Mustafa duke uruar për suksesin boksierin Sherifi me prejardhje nga fshati Tërrnavë i komunës së Preshevës  ka thënë se ai është  edhe ambasador i mirëfilltë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Evropë.

 Sevdail Sherifi ka falënderuar kryetarin Mustafa për mikpritjen e bërë si dhe ka premtuar se ndeshjen e ardhshme do ta fitojë për gjithë shqiptarët ku jetojnë e posaçërisht për ata të Luginës së Preshevës që gjithmonë edhe pse prej larg i kanë dhënë dhe po i japin edhe më tej përkrahje morale. 

Më 30 gusht të këtij viti,  Sevdail Sherifi do të ketë  meçin e tij të radhës  me kundërshtarin nga Gjemrania, Bjom Blacshke i cili është një boksier mjaft i njohur.

Momentalisht Sevdail Sherifi është kampion i Evropës në federatën IBF, ndërsa ai pret që me 30 gusht të fitoj një titull më të lartë, duke i hapur mundësi vetes që në një të ardhme të afërt të jetë edhe pretendentë për kampion të botës./Titulli.com/

Mot me temperatura Afrikane në Luginë
Tërnocasi gjendet i vdekur në banjon e hotelit "Kristal" në Gjilan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration