Turqia në këmbë për të shëruar Tanën nga Presheva
Lokale

Turqia në këmbë për të shëruar Tanën nga Presheva

29.Nov.2013 15:51
0
Vogëlushja 1 vjeçare Tana Sabedini nga Presheva e cila vuan nga sëmundja e zëmrës (aorta) do të operohet në spitalin shtetërorë të Stambollit, e jo siç ishte paraparë në atë të Edrenesë. [caption id="attachment_97188" align="alignleft" width="336"]Tana Sabedini Tana Sabedini[/caption] Rasti i Tanës mori jehonë të madhe thuajse në të gjithë Turqinë. Ajo ka qenë e paraparë të operohet në spitalin e Edrenes, mirëpo pas kontrolleve të detajuara ky spital doli me qëndrimin se operacioni është jashtëzakonisht i komplikuar dhe ata nuk kanë kushte për këtë operacion. Duke parë se parashikimet që ajo të operohet falas dhe tash të gjitha ato po bien poshtë, organizatorët e shërimit të saj bënë mrekullinë. Në bashkëpunim me gazetaren nga Turqia Krymet Kara, gjendjen e saj e kanë përcjellë nga afër televizionet më të mëdha nacionale TRT Haber, NTV, dhe IHA TV, e prezente ishin edhe ato rajonale EDRINE TV dhe TEK RUMELI, raporton Titulli. Interesimi jashtëzakonshëm i mediave e bëri të mundur që në këtë rast tw inkuadrohet edhe drejtori spitalit dhe kryetari komunës së Edrenesë. Që të dy personalitetet kanë ndikuar deri tek qeveria turke që ky operacion të kryhet në Stamboll, kësaj i ka ndihmuar edhe jehona e madhe që bëri vajza 1 vjeçare në gjithë Turqinë. Tash spitali shtetërorë në Stamboll pas urdhrave të marrë edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë do të kryej operacionin i cili do të ndodhë javën e ardhshme. Vlen të theksohet se Tana do të operohet pa pagesë, ndërsa kostoja e gjithë këtij operacioni në Stamboll kap vlerën e mbi 200.000 dollarë./Titulli.com/
Taksat nxisin debat, Kuvendi merr vendimin
Akademiku nga Lugina, anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration