Lokale
Trupi i policit Goran Gjorgjeviq varroset në Kërshevicë
Polici i cili ndërroi jetë në Qendrën Klinike në Nish, sot me nderime shtetërore është varrosur në fshatin e lindjes, Kërshevicë të Bujanocit.
Në prezencë të familjarëve, miqve, qytetarëve të shumtë dhe zyrtarëve shtetërorë, të premten iu dha përshëndetja e fundit policit Goran Gjorgjeviq, i cili ndërroi jetë të mërkurën, si pasojë e shkeljes nga vetura “Audi” drejtuesi i së cilës ende është në arrati.
Në varrim mori pjesë edhe drejtori i policisë Millorad Veljoviq si dhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.
Gjorgjeviq i cili ishte pjesëtar i policisë në Stacionin policor në Bujanoc, pas vetes ka lënë dy fëmijë dhe bashkëshorten./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!