Jonuz Musliun, simboli i qëndresës dhe bashkimit të Luginës të Preshevës me Kosovë (video)
Tri vite pa Jonuz Musliun, simbolin e qëndresës dhe bashkimit të Luginës të Preshevës me Kosovë
Në tre vjetorin e vdekjes së atdhetarit Jonuz Musliut, në fshatin Konçul, u shpalos memoriali në varreza e fshatit të lindjes së tij.
Në ketë eveniment morrën pjesë përfaqësues institucional e politik nga Lugina e Preshevës, veteranë të ish UÇPMB-së dhe shumë bashkëveprimtarë, ku pas shpalosjes së pllakës përkujtimore në vendin e lindjës në fshatin Konçul aty ku i ndjeri Jonuz Musliu kishte filluar hapat e para të idealit të tij politik.
Musliu do të mbetet në kujtesë për dashurinë ndaj të gjitha trevave shqiptare i cili shpesh deklaronte në intervista se “Edi Rama është kryeministri im”.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij të cilin e paraqiti menjëherë pas deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, se në këtë rast duhet bashkuar edhe Lugina e Preshevës.
Musliu ishte një nga përfaqësuesit e vetëm shqiptarë në Luginë të Preshevës që kishte në vazhdimësi mbështetjen e spektrit politik shqiptar e institucional të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. /RtvAldi.com/