Memoriali i Jonuz Musliut:  Jetën ia kushtoi lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve (video)
Lokale

Memoriali i Jonuz Musliut: Jetën ia kushtoi lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve (video)

19.Jan.2021 08:03
0
Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit dhe njëherit djali i Jonuz Musliut, duke kujtuar babanë e tij në 3 vjetorin e vdekjes tha se nuk u organizua Akademi ashtu sic ishte plani.
 
"Në përvjetorin e tretë nuk mundëm ta organizojmë Akademinë Përkujtimore ashtu siç çdo vit do të jetë traditë, por këtë vit përuruam memorialin në vendin e prehjes së Jonuz Musliut, liderit të shqiptarëve të Kosovës Lindore", është shprehu Shqiprim Musliu.
 
Ai ka falënderuar edhe kontribuesit për memorialin e ndërtuar të Jonuz Musliut në fshatin e tij të lindjes në Koncul të Bujanocit.
 
"Ky memorial u realizua falë kontribuesve për të cilët i jam mirënjohës gjithsecilit për kontributin e tyre", shkroi mes tjerash Shqiprim Musliu. 
 
 Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
 
Janari, flakadan i pashuar!
 
Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut të cilat tashmë tradicionalisht zhvillohen nga 18 deri më 20 janar, në përvjetorin e tretë nuk mundëm ta organizojmë Akademinë Përkujtimore ashtu siç çdo vit do të jetë traditë, por këtë vit përuruam memorialin në vendin e prehjes së Jonuz Musliut, liderit të shqiptarëve të Kosovës Lindore aktivist e veprimtar i çështjes kombëtare i cili tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin tonë.
 
Lavdi veprës së Jonuz Musliut,
 
Lavdi veprës së të rënëve për liri e çlirim!
Jonuz Musliun, simboli i qëndresës dhe bashkimit të Luginës të Preshevës me Kosovë (video)
Serbia i premton Maqedonisë së Veriut 8.000 vaksina "Pfizer" nga dërgesa e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration