Tre muaj kërkesë, Ministria nuk jep dritën jeshile për punësim
Lokale

Tre muaj kërkesë, Ministria nuk jep dritën jeshile për punësim

02.Dec.2013 22:04
0
Udhëheqësia e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”, paralelja e ndarë në lagjen e Strukarëve në Tërnoc, ka tre muaj që nuk merr përgjigje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe zhvillimit Teknologjikë (MASHT), për hapjen e konkursit për punësim të personelit ndihmës. Që nga muaji shtator i këtij viti, kur edhe është hapur objekti i ri i shkollës fillore në lagjen e Strukarëve, MASHT në Beograd nuk kthen përgjigje për punësim të punëtorëve ndihmës në këtë vatër arsimore. [caption id="attachment_68265" align="alignleft" width="300"]Drejtori, Bajram Salihu Drejtori, Bajram Salihu[/caption] Drejtori i kësaj shkolle Bajram Salihu i ka thënë Titullit se nga koha që ka bërë kërkesë, dhjetëra herë ka telefonuar këtë ministri, si dhe Tomisllav Simonoviqin, kryeshefin e arsimit në Leskoc, për rrethin e Pçinjës dhe Jabllancës. “Kemi kërkua nga Ministria e Arsimit në Beograd që t’na lejojë hapjen e konkursit për punësimin e 10 punëtorëve ndihmës, një për ngrohtoren, një për mirëmbajtjen e inventarit të shkollës, dhe tetë punëtorë për pastrim. Deri më sot, edhe pse dhjeta herë kemi kërkuar që të na lejohet, nuk kemi marrë përgjigje pozitive”, tha me këtë rast drejtori Bajram Salihu. Ai shpjegoi se kjo shkollë deri më sot funksionon pa këtë personel, duke angazhuar jashtë norme personelin nga objekti tjetër i kësaj shkolle që gjendet në qendër të fshatit. “Kërkesa është bërë në muajin shtator duke marrë për bazë normativin. Kjo shkollë ka një sipërfaqe prej 3488 metrave që i plotëson kërkesat për të punësuar 10 punëtorë”, shprehet drejtori. Sipas Salihut ai ka kontaktuar disa herë Tomisllav Simonoviqin, ndërsa rasti i fundit ishte sot, ku është ankuar edhe njëherë për moslejimin e punësimit më se të nevojshëm të personelit ndihmës. Portali Titulli ka tentuar të kontaktoj kryeshefin Simonoviq për të sqaruar situatën e krijuar, mirëpo nuk ka arritur ta marrë në telefon. Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” paralelja e ndarë në lagjen e Strukarëve mësimin e zhvillon në dy ndërrime./Titulli.com/
Beqiri në konferencën për monitorimin e marrëveshjeve të Brukselit
“Nuk kanë të drejtë ta përdorinë flamurin e Shqipërisë, por të pakicave”(video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration