Lokale
Beqiri në konferencën për monitorimin e marrëveshjeve të Brukselit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri mori pjesë në konferencën e organizuar në Beograd me titull “Monitorimi i implementimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës” me theks të veçantë në qarkullimin e lirë ndërkufitar të njerëzve dhe mallrave në mes Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, shoqëria civile si dhe biznesmenë, thuhet në kumtesën e KKSH-së, transmeton Titulli.
Temat që u trajtuan në këtë konferencë ishin: Lëvizja e lirë e njerëzve, barrierat ndërkufitare, mosmarrëveshjet që ekzistojnë në mes dy shteteve në qarkullimin e lirë, sigurimet e automjeteve dhe njohja e ndërsjellë të policave të sigurimit, stërngarkimi që po shkaktohet gjatë sezonit të verës në kalimet kufitare.
“Vijë nga një rajon që ka tre vendkalime kufitare të zyrtarizuar”, theksoi kryetari Beqiri duke nënvizuar të gjitha problemet që po shkaktohen nëpër këto kalime kufitare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe kërkoi “që të hapen edhe dy në komunën e Bujanocit –në fshatin Dobrosin e Breznicë- si dhe një vendkalim kufitar shtesë - Kapi tek fshati Sfircë - i komunës së Medvegjës për qarkullim të lirë të njerëzve.” , thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!