titulli.com
Lokale

TK ndanë pajisje shkollore falas për nxënësit e Luginës

31.Aug.2013 10:51
0
Të hënën, me 2 shtator, nëntëqind nxënës të klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të marrin pajisje shkollore me vlerë prej 804.602,40 dinarë. Donacioni është siguruar nga ana e Trupit Koordinues (TK) për këto tri komuna. Pajisjet shkollore të kompletuara përmbajnë çantë të shkollës, tri fletore, bllok vizatimi, vizore, ngjyra të drurit, numëratore, gdhendëse, goma,  lapsa dhe stilolapsa. Vlera e një kompleti është 804,60 dinarë. Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq së bashku me kryetarët e komunave do të ndajë pajisjet shkollore nxënësve në shkollat fillore “9 maji” në Leran të Preshevës, si dhe shkollën “Vuk Karaxhiq” Levosojë dhe “ Desanka Maksimoviq” në Bilaç të Bujanocit. Nënkryetari i Trupit Koordinues Sima Gazikalloviq së bashku me kryetarin e komunës së Medvegjës do të ndajë pajisjet shkollore nxënësve në shkollën fillore “Jabllanica e Epërme”./Titulli.com/
Kolona të gjata mes Kosovës dhe Serbisë (foto)
KKSH: Respektoni festat e shqiptarëve në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration