KKSH: Respektoni festat e shqiptarëve në Serbi
Lokale

KKSH: Respektoni festat e shqiptarëve në Serbi

30.Aug.2013 16:25
0
Këshill Kombëtar Shqiptar (KKSH) me seli në Bujanoc kërkon respektimin e vendimit për festat e shqiptarëve në Serbi. Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, njoftoi se ka shpallë vendimi e veçantë për festat e shqiptarëve të Luginës që punojnë me programin e Republikës së  Serbisë gjatë mbledhjes që zhvilloi sot me drejtorët e shkollave fillore e të mesme. Me këtë rast nga ky vit shkollor, sipas Beqirit institucionet në këtë vend duhet të respektojnë vendimin dhe gjatë festave të kësaj pakice nacionale të mos punohet, si për festën e 28 Nëntorit – Dita e flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 7  Marsin - Dita e Mësuesit, Ditën e parë të Bajramit të Madh, Ditën e parë të Kurban Bajramit dhe 3 Qershorin- Dita e themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, raporton Titulli.KKSH-2 Beqiri gjatë mbledhjes tha se të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe janë të obliguara që katër festat e para të i fusin në planet vjetore të  punës për  vitin  kalendarik  2013/14 ashtu që të shënohen si ditë feste dhe në atë mënyrë të zëvendësohen me ditë të shtune nëse bien në ditë pune. Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe rreth përgatitjeve për këtë vit shkollor si dhe mbajtjen e trajnimeve për mësimdhënës të shkollave fillore e të mesme për përdorimin e teksteve të lejuara. Në njoftimin e KKSH thuhet se disa nga drejtuesit e shkollave dhe përfaqësues të komunës së Preshevës dhe Bujanocit nuk iu kanë përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në mbledhje./Titulli.com/
TK ndanë pajisje shkollore falas për nxënësit e Luginës
Mbyllet konkursi, interesim i lartë për praktikantë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration