PVD i kërkon kandidatët APN-së për deputet në  zgjedhjet parlamentare (emrat tjerë)
Lokale

PVD i kërkon kandidatët APN-së për deputet në zgjedhjet parlamentare (emrat tjerë)

10.May.2020 00:35
0

Partia për Veprim Demokratik i kërkon APN-së  të  përcaktojë  kandidatët e tyre sipas marrëveshjes të  nënshkruar në  Tiranë  me ministrin në   detyrë  për Evropë  dhe Punët e Jashtme të  Shqipërisë , Gent Cakaj, shkruan Titulli.com. 

“Duke e marr parasysh faktin që zgjedhjet do të mbahen me 21 Qershor dhe që na pret grumbullimi i 10.0000 nënshkrimeve, Kryesia e përgjithshme e PVD-së inkurajon APN-në që sa më shpejtë të përfundoj procesin e përcaktimit të kandidatëve të tyre për deputet dhe të hap rrugën për fillimin e pregaditjeve konkrete për pjesmarrje në zgjedhje” thuhet në  njoftimin e PVD-së . 

Para gjendjes së pandemisë, APN kishte caktuar koordinator për zgjedhjet parlamentare Visar Mehmetin  ndërsa për kandidatët për deputet kishte hapur rrugë që të gjithë të interesuarit brenda këtij subjekti të dërgojnë kandidimin.

Më  16 janar të  këtij viti përfaqësues të  PVD-së , APN-së , LPD-së  dhe GQ Lëvizja për Reforma kanë  nëshkruar marrëveshje në  Tiranë  për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për pjesë marrje në  gjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë”, transmeton Titulli.com. 

Deri më  tani PVD ka nominuar dy kandiadët për deputet , Shaip Kamberin dhe Edita Asllanin, ndërsa PD ka nominuuar Bajram Mustafë n dhe Nadije Beqirin, ndërsa subjektet tjera nënshkrueese të  marrëveshjes akoma nuk kanë  dhënë propozimet e tyre. 

Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale ishin shpallur të  mbahen më  24 prill por për shkak të  gjendjes së  pandemisë  COVID-19 ato u anuluan dhe tani nga presidenti Aleksandër Vuciq janë  rishpallur për 21 qershor të  këtij viti.

PVD përmes njoftimit të  tyre është  shprehur për fillimin e procedurave rreth grumbullimit të 10 mijë  nënshkrimeve dhe ka inkurajuar të  tjerët të  bashkëpunojnë  në këtë  proces sa më  shpejtë .

Sipas marrëveshjes së  nënshkruar në  Tiranë  lista e përbashkët për pjesëmarrje në  zgjedhjet parlamentare do të  quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar./Titulli.com/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ugina-lideret-cakaj.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, 52 vjetorin e themelimit
Albright: SHBA-ja dhe roli në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pyetje rreth kufijve?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration