PVD nominon Kamberin për deputet, APN në telashe serioze për kandidatin
Lokale

PVD nominon Kamberin për deputet, APN në telashe serioze për kandidatin

06.Mar.2020 21:21
0

Kryesia qëndrore e Partisë për Veprim Demokratik në mbledhjen e sotme ka nominuar Shaip Kamberin, kryetarin e këtij subjekti, kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 26 Prillit. 

“Shaip Kamberi, kryetari i PVD-së, do të jetë kandidati me numër 1 në Listën e përbashkët të partive politike shqiptare të dakorduar me iniciativë të Ministrit Cakaj në Tiranë dhe të nënshkruar nga kryetarët e pesë partive politike shqiptare”, thuhet në noftimin e PVD-së. 

Kryesia e PVD-së ka propozuar poashtu Edita Asllanin nga Presheva, kandidate për Listën e përbashkët për këto zgjedhje, thuhet mes tjerash në njoftimin e partisë, transmeton Titulli.com. 

Më 16 janar të këtij viti ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, ka pritur në një takim në Tiranë, disa përfaqësues politik nga Bujanoci dhe Presheva dhe ka nënshkruar marrëveshje për tu unfikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. 

Në këtë takim është dakorduar për krijimin e listës së përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar. 

Deri më tani PVD është subjekti i parë që ka nonimuar kandidatet e tyre ndërsa subjektet tjera APN, PD, LPD dhe Grupi Qytetar-LRPDSH akoma nuk kanë prezantuar të nominuarit e tyre. 

Jo zyrtarisht Titulli.com ka mësuar se për kandidatin e APN-së janë krijuar probleme serioze brenda këtij subjekti dhe ende nuk dihet kush do të jetë i nominuar i tyre dhe si do të rrjedhin aktivitetet politik rreth kësaj çështje./Titulli.com/

Si po e shpopullon Serbia rajonin e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration