“Lugina e Bashkuar”, përfaqësues politik firmosin marrëveshjen në Tiranë: Me një listë në zgjedhjet serbe
Lokale

“Lugina e Bashkuar”, përfaqësues politik firmosin marrëveshjen në Tiranë: Me një listë në zgjedhjet serbe

16.Jan.2020 16:28
0
 Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim, në Tiranë, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës. 

Ky takim kishte në fokus diskutime që lidhen me krijimin e një liste të përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”., shkruan Topchannel.

Në përfundim të takimit, palët nënshkruan “Marrëveshjen për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë”.

Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës. 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje duke theksuar: “Sot përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë dhënë shembullin më të vyer e domethënës se si shumë dallime partiake mund të artikulohen brenda vetëm një qëndrimi kombëtar.”

Sa i takon funksionit që do të ketë kjo marrëveshje Ministri në Detyrë Cakaj u shpreh: “Kjo listë do të ketë funksion të pazëvendësueshëm në ngritjen e një vargu të gjerë shqetësimesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore.”

Ai vijoi fjalën e tij, duke siguruar se shqetësimet e shqiptarëve të Luginës, në të njëjtën kohë, janë edhe shqetësime të Qeverisë së Shqipërisë. Prandaj, Cakaj shprehu se Qeveria e Shqipërisë do të angazhohet pakursyer për të mbështetur listën e përbashkët të Luginës së Preshevës e afirmuar parimet politike të saj.

“Bashkimi sot iu shërben qytetarëve të Luginës, por edhe shqiptarëve kudo që janë.” – përfundoi Kreu i diplomacisë fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp./topchannel/

 
Këto janë partitë nënshkruese për listën “Alternativa Demokratike Shqiptare –Lugina e Bashkuar” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration