
KF Tërnoci, organizator i Turneut Mbarëkombëtar në futboll për grupmoshat U 15
" KF Tërnoci dhe komuna e Bujanocit janë nikoqir të Turneut Mbarëkombëtar në futboll për grupmoshat U 15 „ Tërnoci 2025“, thuhet në njoftimin e këtij klubi.
Njoftimi plotë nga KF Tërnoci:
Në datat 23 dhe 24 maj të këtij viti, KF Tërnoci dhe komuna e Bujanocit janë nikoqir të Turneut Mbarëkombëtar në futboll për grupmoshat U 15 „ Tërnoci 2025“.
Ky do të jetë edicioni i 20-të, që është edhe jubilar.
Përveç ekipit tonë, pjesëmarrës janë edhe skuadrat nga Durrësi, Tetova, Peja dhe Ulqini.
Ftesë për sponsorime
Duke pasur parasysh peshën e këtij turneu, ftojmë afaristët të cilët dëshirojnë të sponsorojnë këtë event.
Kjo nuk do të jetë vetëm ndihmesë për organizimin por edhe mundësi për reklamimin e biznesit tuaj anembanë viseve shqiptare.
Andaj, shfrytëzoni këtë mundësi që për ju të mësojnë në stadium, në bilborde, posterë, video dhe audio prezantim në internet, etj.
Bëhuni pjesë e pandashme e familjes së futbollit gjithëshqiptarë!