PD gati për bashkëpunim, presim për takim bartësin e listës së zgjedhjeve parlamentare
Partia Demokratike, është në mesin e subjekteve shqiptare që ju ka bashkuar listës së përbashkët në Luginë të Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të caktuara për 21 qershor.
Në pyetjen e redaksisë së Titulli.com se ku është arritur me përgatitjet për listën, Kryetari i PD-së, Nagip Arifi është shprehur se PD gjithmonë ka shprehur interesim edhe për unifikimin e faktorit politik shqiptar.
“Partia Demokratike gjithmonë ka qenë e gatshme për unifikimin e faktorit politik shqiptar, dhe jo vetëm për zgjedhje parlamentare, por edhe ato lokale edhe pse ka munguar vullneti nga parti të caktuara. Nga takimi i Tiranës deri më sot fatkeqësisht nuk është zhvilluar asnjë takim mes liderëve. Ne jemi duke pritur që bartësi i kësaj liste të ftojë një takim të përbashkët të liderëve politik”, tha për Titulli.com Arifi.
Sipas tij pritshmëritë për bashkëpunim me subjektet tjera për këtë proces është i mirëseardhur.
“Kemi një përvojë jo të mirë me deputetët e deritanishëm, të cilët pothuajse s'kanë sjellë asnjë rezultat konkret. Megjithatë, iniciativa e Republikës së Shqipërisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët ka qenë i mirëseardhur”, tha Arifi.
Kryesia e Partisë Demokratike ka nominuar dy kandidatë për deputet për zgjedhjet parlamentare, kryetarin e degës së PD-së në Medvegjë Bajram Mustafa dhe kandidatja tjetër Nadije Beqiri nga komuna e Bujanocit, ekonomiste e diplomuar, punëtore shumëvjeçare në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc”.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë me inicitaivë të ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj lista e përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/agip-arifi-pd.jpg): failed to open stream: No such file or directory