Filloi aplkimi për pagesën prej 100 euro (linku zyrtar)
Ka filluar procesi i lajmërimit të qytetarëve të Serbisë për pagesën prej 100 euro për qytetarët e moshës mbi 18 vjec si ndihmë në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit, transmeton Titulli.com.
Sipas njoftimit nga qeveria e Serbisë pensionistët dhe ata që marrin ndihma sociale do t’i paguhen në mënyrë automatike nga 100 euro ndërsa te tjerët që dëshirojnë këtë ndihmë duhet të lajmërohen nga data 15 maj deri më 5 qershor në dy forma atë të sistemit online dhe thirrjes telefonike.
Në të dy format është e domosdoshme të paraqitni katër të dhëna: Emrin dhe mbiemrin, Numrin personal dhe të letërnjoftimit dhe bankën në të cilën dëshironi të pranoni atë pagesë, nëse nuk keni llogari në bankë atëherë sqaroni vetëm në cilën bankë dëshironi të ju paguhet në llogari të vecantë.
Lajmërimi në sistemin online:
Kjo është një formë e e paraqitjes për të marrë ndihmën prej 100 euro, kryhet përmes portalit në internet të drejtorisë së thesarit (Uprava za trezor) qytetarët mundë vet të japin të dhënat e veta të kërkuara, proceduarë që mundë të zgjasë 1 minutë.
Lajmërimi përmes sisitemit të telefonit (akoma nuk është prezantuar numri i telefonit):
Kjo është forma e dytë e paraqitjesë për të marrë ndihmën prej 100 euro përmes thirrjes telefonike të qendrës qytetarët do të kenë mundësi të japin të dhënat e kërkuara.
Qytetarët duke thirrur në telefon para vetes do të kenë 3 opsione: Opsioni 1- sistemi në mënyrë automatike do të regjistrojë porosin, Opsioni 2- në rast se dëshironi të flisni me operatorin që të ju vërtetojë se a jeni të regjistruar apo jo dhe Opsioni 3- për ankesa.
Ky është linku zyrtar për aplikim online për pagesën prej 100 euro
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uro-aplikimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory