Tiranë: Komuna e Bujanocit prezanton projekte në takimin e bashkive shqiptare në rajon
Shqiprim Musliu, zëvendës kryetar i komunës së Bujanocit po merre pjesë n në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bashkive Shqiptare në Rajon që po mbahet në Tiranë.
Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Musliu:
Në Asamblenë e përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit jam duke marrë pjesë si zv/Kryetar i Komunës dhe në këtë cilësi e përshëndeta këtë nismë të përbashkët për të ndarë ide dhe projekte të përbashkëta në mënyrë që të zhvillojmë komunat tona.
Asambleja e Unionit po i zhvillon punimet në dy panele ku bashkë me kryetarin e Komunës si dhe me drejtorin e Organizatës Turistike të Bujanocit theksuam rëndësinë e pjesëmarrjes së komunës sonë në këtë union bashkë metë gjitha komunat pjesëmarrëse.