Tiranë: Komuna e Bujanocit pjesë e takimeve të bashkive shqiptare në rajon
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi po merrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bashkive Shqiptare në Rajon që po mbahet në Tiranë.
Postimi i plotë në facebook nga Nagip Arifi:
Nder i veçant që në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bashkive Shqiptare në Rajon, në mesin e 14 komunave shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, zyrtarisht edhe komuna e Bujanocit u anëtarësua në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.
Pata rastin që para të pranishmëve të shpalosë rëndësinë e bashkëpunimit mes komunave shqiptare në rajon për zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë, arsimit,turizmit, kulturës e sportit.