Lokale
Ti rinjtë e Bujanocit, kontribues të bashkëpunimit
Në ambientin e një hoteli ne Liqenin e Vllasinës gjatë fundjavës së kaluar është mbajtur një seminar me nxënës shqiptar dhe serbë me qëllim të bashkëpunimit mes tyre.
Pjesëmarrës në këtë seminar ishin nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci,Presheva dhe Vranja, ndërsa organizatorët këtë lloj aktiviteti e emëruan me moton “të drejtat e pakicës,obligim I shumicës”.
Një nga ligjëruesit Bojana Stojkoviq gjatë ligjëratave deklaroi se bashkëpunimi mes komuniteteve është I domosdoshëm për një shoqëri demokratike dhe të avancuar . Ajo shpjegoi se diskriminimi më i madh bëhet te romët edhe në ditët e sotme.
Temat të cilat u trajtuan gjatë seminarit ishin diskriminimi ,diskriminimi I romëve ,dhe trajtimi I invalidëve gjatë punës dhe punësimit të tyre.
“Jemi ndarë të kënaqur nga ligjëruesit nga organizimi dhe gjithçka ka qenë perfekt”,tha Arta Ramizi nxënëse e shkollës së mesme nga Bujanoci.
Organizator i këtij seminari ishte organizata jo qeveritare nga “Generator” nga Vranja, e cila ka për qëllim krijimin e një shoqërie të barabartë dhe aktive, zhvillimin e kulturës së tyre dhe respektimi i të drejtave të njeriut në gjithë territorin e Serbisë.
Qëllimi I seminarit ishte përmirësimi i marrëdhënieve ndër etnike në Serbi, dhe nxitja e bashkëpunimit mes gjeneratave te reja. /Miranda Nevzadi&Zylihaje Selmani/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!