Arifi: RTV “Bujanoci” në kaos të vërtet kuadrosh
Lokale

Arifi: RTV “Bujanoci” në kaos të vërtet kuadrosh

10.Jul.2012 15:39
0
Drejtoria për Ndërtim dhe Ndërmarrja RTV ”Bujanoci” janë ndërmarrje publike të komunës së Bujanocit në të cilat ka probleme dhe borxhe të mëdha financiare, vlerësoi sot Këshilli Komunal i Bujanocit në seancën e katërt. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi theksoi se ndërmarrjet e përmendura kanë dëmtuar buxhetin e komunës, për shkak numrit të madhë të kuadrove të cilët punojnë dhe keqpërdorimeve financiare që janë bërë. “Radio Televizioni Bujanoci ka të punësuar 41 punëtorë, dhe disa nga kuadrot me shkollim të mesëm nuk i është dhënë paga për muajin qershor, sepse është një numër i tepruar i punëtorëve”, deklaroi Arifi. Ndërsa sa i përket Drejtorisë për Ndërtim, drejtori i sapo zgjedhur, Agim Haliti paraqiti shqetësimet e tij për borxhet dhe parregullsitë në të cilën ndodhet kjo ndërmarrje. “Me ndihmën e komunës do t’i dalim në krahë për të paguar borxhet e mëdha afro 280 milion dinarë, ne kemi gjithashtu edhe një kaos të madh me numrin e të punësuarve ku disave prej tyre u janë lëshuar vendimet e punës nga ish drejtori, Driton Rexhepi me kurrfarë baze juridike”, tha Haliti. Këshilli Komunal, në seancën e sotme ka emëruar  kryeshefin e ri të administratës komunale, Ismet Ahmeti  i cili ka zëvendësuar kryeshefin e deritanishëm, Farush Islamin. Gjithashtu janë bërë edhe ndërrime të anëtarëve të disa komisioneve komunale./Besa Ramadani”  
Vatra: Demolohen shtëpitë e shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit
Ti rinjtë e Bujanocit, kontribues të bashkëpunimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration