Lugina temë diskutimi në Tiranë
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa po merre pjesë në konferencën ndërkombëtare “Fqinjët e Shqipërisë”, e cila po zhvillohet në Tiran.
Mustafa po shpalosë shqetësimet e shqiptarëve të Luginës dhe gjendjen në të cilën jeton popullata shqiptare e këtij rajoni.
Fjalimi i kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa
Tema: Pozita e Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës në periudhën 100 vjeçare ( 1912 – 2012 )
Lugina e Preshevës është një trevë e shumicës shqiptare e mbetur në serbi pa vullnetin politik të tyre. Ajo është e banuar me më se 80 mijë banorë shqiptar të vendosur në tri komuna: Presheva, Bujanoci e Medvegja. Pozita gjeografike e sajë ndodhet në pjesën më jugore të serbisë në një sipërfaqe përafërsisht prej 1200 km². Kufizohet me Republikën e Kosovës dhe ate të Maqedonisë. Ekonomia e këtyre komunave është më e pazhvilluara në serbi dhe rajon ku më se 70% e popullsisë së aftë për punë janë të papunësuar.
Që nga pavarësia e Shqiprisë më 28 nëntor 1912, shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tutje jetojnë jashtë Shqipërisë tanimë 100 vjet e lirë. Përjetimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjat këtyre 100 viteve nuk dallojnë fare nga përjetimet e shqiptarëve të Republikës së tanishme të Kosovës gjer para 13 viteve, duke qenë të nënshtruar nga qeveritë e ndryshme të Beogradit. Menjëherë pas çlirimit nga perandoria osmane të popujve të ballkanit, Lugina e Preshevës mbetet nën regjimin e ish Jugosllavisë së vjetër. Gjat dy luftërave botërore përpjekjet e shqiptarëve ishin që të bashkohen me trungun e shtetit amë, ashtu si edhe përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës. Gjat tërë kohës së regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin të ndjekur politikisht, të internuar, të gulfatur në fjalën e lirë, të diskriminuar dhe të ekzekutuar sipas metodave më perfide si që dinte ti montojë partia komuniste. Me
përmbysjen e partisë komuniste dhe fillimit të sistemit plural shumëpartiak, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës organizohen në dy parti polotike që tubojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjersa tani numri i tyre arrin edhe dhjetëshin e subjekteve politike. Pritjet e sistemit politikë shumëpartiak ishin që me vetëorganizim të shqiptarëve dhe lirinë e fjalës së lirë do të zgjidhen problemet e tyre. Megjithatë kjo nuk ndodhi që nga vitet e 90 të shekullit të shkuar e gjer më sot.
Menjëherë pas fillimit të sistemit shumëpartiak e pluralizmit politik, në ish Jugosllavi shpërthyen luftërat prej në Kroaci, Bosnnjë e Hercegovine, Kosovë e më në fund në Luginë të Preshevës. Këto luftëra ndodhën për shkakun e përpjekjeve të diktatorit të Ballkanit Millosheviq për të nënshtruar popujt e tjerë kudo që në ish republikat Jugosllave kishte së paku një serb. Sikur gjat luftës së parë botërore, asaj të dytë dhe këto të fundshekullit të kaluar shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin viktimë e pambrojtur dhe vëzhgues i trishtuar nga sjelljet dhe veprimet e ushtrisë dhe policisë serbosllave.
Në vijim do të përmend disa prej segmenteve më të rëndësishme të problemeve që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës:
1- Kufizimi i lirisë së qarkullimit te njerzëve dhe mllrave
- mosëhapja e vendkalimeve kufitare ndërmjet Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë
- vendosja e forcave ushtarake dhe policore të xhandarmërisë në zonën tokësore të sigurisë, ( militarizimi i regjionit )
- vrasjet misterioze të shqipëtarëve dhe kurrë të pa zbuluara
- burgosja e ish ushtarëve te UÇPMB-së sipas proceseve tanimë të njohura, shantazheve dhe montimeve politike
- Pazhvillueshmëria ekonomike dhe gjendja socio-ekonomike
- shkalla e lartë e papunësisë më gjatë se një shekull gjer në nivelin mbi 70% të papunë e popullsisë
- privatizimi jo i mirë i subjekteve shoqëroro – ekonomike
- investimet parciale dhe simbolike në infrastrukturë
2- Arsimi, kultura, informimi dhe shëndetësia
-mungesa e teksteve mësimore në dy nivelet e vetme të shkollimit ate fillorë dhe të mesëm gjithsesi edhe i planprogrameve adekuate
-angazhimi enorm i fëmijëve shqipëtar në lëndë mësimore më shumë se moshatarët e tjerë me aplikimin e mësimit të gjuhës serbe nga klasa e parë e shkollimit fillorë
-pamundësia e shkollimit të lartë universitarë në gjuhën shqipe në serbi
-mosnjohja e diplomave universitare të arritura ne Republikën e Kosovës dhe vështirësitë në procedurën e ekuivalentimit të diplomave universitare të arritura në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë
-në sferën e kulturës shqiptarët detyrimisht motivohen të punojnë në projekte multikulturore duke lënë pasdore projektet e kulturës së mirëfillt Shqiptare
-pamundësia e perdorimit te lirë të simbolit kombëtar, shkrimit shqip dhe gjuhës shqipe
-lëshimi i dokumenteve të identifikimit me të cilat saktë shihet se mungon identiteti i vërtetë i shqipëtarëve me shkrim qiril dhe diskriminues
-pamundësia e hapjes së maternitetit si domosdoshmëri e kohës edhe pas më se dhjetë vite përpjekje të autoriteteve në Komunën e Preshevës
Nga të gjitha këto obligime që ka Serbia ndaj qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës definitivisht duhet të përgatitet për :
- Decentralizim të plotë të Serbisë duke pasur parasysh kriteret e numrit të banorëve, përkatësisë kombëtare të tyre, kulturës, traditës, gjuhës dhe lidhjes teritoriale
- Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jenë me tretman të veçantë dhe me kompetenca shumë të avansuara e të zgjeruara duke krijuar hapësirën e një zone të lirë politike e teritoriale në dy kahjet si kah serbia por edhe kah Kosova në drejtim të Prishtinës.
- Vlerësimin e kushtueshmërisë dhe ndërlikueshmërisë së realizimit të kërkesave të shqiptarëve apo seriozisht të mendojë dhe gjykojë drejtë duke lënë anash nacionalizmat, emocionet, të shkuarën dhe duke shfrytëzuar përvojat e vendeve me demokraci të avansuar euro-atlantike në lidhje me statusin e Komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në të njejtën mënyrë si mendon për ardhmerinë e Komunave në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës.