Themelohet Qendra e Arsimit të Lartë Universitar në Luginë me seli në Preshevë (video)
Akademia Diplomatike Shqiptare ka nis projektin për themelimin e Qendrës së Arsimit të Lartë Universitar në Luginën e Preshevës.Në bashkëpunim me Unionin e Universiteteve “Nikola Tesla” në Beograd, Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Prof. Dr. Lisen Bashkurti, ka firmosë marrëveshjen e mirëkuptimit akademik për zhvillimin e programeve akademike në tre nivele betcheller, master dhe doktoraturë. Programet janë të akredituara në Agjencinë e Akreditimit në Beograd dhe janë programe të standardit akademik europian.
Programi zhvillohet në tre gjuhë serbisht, shqip dhe anglisht sipas preferencave të studentëve.
Stafi akademik përbëhet nga akademik, profesor studiues të dëshmuar në universitetet e Tiranës, Prishtinës, Beogradi dhe vendeve të Bashkimit Europian.
Drejtimet e mundshme të studimit: Shkenca Ekonomike Menaxhim i çdo drejtimi Shkencat Juridike Shkencat Sociale Studimet janë interaktive dhe në distancë Qendra e menaxhimit të projektit është në Preshevë. Adresa: rr. Qemal Shehu nr. 51 Tel:+381 63 13 77 330 e-mail: index017@gmail.com
REGJISTRIMET KANË FILLUAR! Ju mirëpresim!