Kthimi i Miran Memetit prej Zvicrës dhe shkollimi i tij në Preshevë! (video)
Lokale

Kthimi i Miran Memetit prej Zvicrës dhe shkollimi i tij në Preshevë! (video)

02.Sep.2016 12:18
0
Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës ka filluar viti i ri shkollor 2016/2017, ndryshe nga vitet e kaluara një nxënës është kthyer nga Zvicra dhe vazhdon mësimet në klasën e pestë të shkollës fillore "Abdulla Krashnica në Miratoc, shkruan Titulli.com.

Oborri i shkollës fillore “Abdulla Krashnica në Miratoc ishte i mbushur me nxënës që prisnin të hynin nëpër klasat e tyre dhe drejtori i kësaj shkolle Gafurr Hyseni i uroi mirëseardhje e suksese shkollore.

“Ju dëshiroj një vit të suksesshëm mësimor, por njëkohësisht ju deshiroj shëndet dhe punë të mbarë dhe bashkëpunim të ndësjelltë me arsimtarët e shkollë sonë”, u shpreh Hyseni para nxënësve.

E veçanta e kësaj dite për shkollën  “Abdulla Krashnica” ishte regjistrimi i Miran Memetit i cili ka jetuar deri më tani në Zvicër, por që është kthyer me familjen e t’i të jetojë në fshatin Miratoc, në vendlindjen e të atit  që është zëvendës/kryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti.

Ai vijon mësimet nga klasa e pestë dhe është shumë i emocionuar e i gëzuar.

“Ka qënë shum vështirë, pasi që është deshtë një dialog brenda familjes sepse nuk është në pyetje vetëm unë personalisht pasi kam jetuar gati 30 viteve në Zvicër dhe tani jam kthyer në vendlindje dhe kuptohet se nuk kam marrë vendimin  i vetëm, kam pasur konsulltime me gruan, me fëmijët  dhe nuk ishte e lehtë, por fatmirësisht kemi gjet mirëkuptim dhe për mua ështe krenari pasi djali im kthehet në shkollën ku edhe vet kam mësuar” tha Memeti për RTV "Aldi".

Ky vit shkollor filloi me 222 nxënës, me ramje permanente të nxënësve dhe e veçanta e këtij vit është se nuk do të ketë dy ndrrime, por të gjitha paralelet do të mbajnë mësimin në orarin e paradites./Titulli.com/

Themelohet Qendra e Arsimit të Lartë Universitar në Luginë me seli në Preshevë (video)
Niset haxhilerët e parë nga Presheva (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration