Lokale
“Thejmure” arrin në Prishtinë
Flutra Aliu, Brilanta Kadillari bashkë me Kastriot Saqipin e Gledis Bican, nën projektin “Thejmure”, të hënën, me fillim në ora 19:00, sjellin ekspozitën e fotografisë dhe filmat e shkurtër “Zakonisht” nga Presheva dhe “Cigarja e fundit” nga Tirana.
“Thejmura” është lëvizja që rrugëton nga Tirana për në Prishtinë, për të përzgjedhur dhe artistët nga Prishtina, të zhanrit fotografi e film të shkurtër, për ta vazhduar rrugëtimin nëpër qytetet tjera shqiptare të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë e Luginës së Preshevës.
Lëvizjen “Thejmura”, organizatorët e quajnë lëvizje në diplomacinë kulturore, meqenëse pretendojnë të integrojnë në grup artisë të të gjitha trevave për të vazhduar rrugëtimin nëpër kryeqendrat e Ballkanit, për ta vazhduar më tej edhe më larg./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!