Agani: Do t’i mbështesim financiarisht 30 specializantë nga Presheva
Lokale

Agani: Do t’i mbështesim financiarisht 30 specializantë nga Presheva

20.Jan.2014 21:17
0
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gani Shabani pritën të hënën në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Në këtë takim, siç bën me dije MSH, u bisedua për realizimin e marrëveshjes së përkrahjes për funksionalizimin e maternitetit në komunën e Preshevës dhe për bashkëpunim e përkrahje edhe në aspekte të tjera të ngritjes së kuadrit profesional mjekësor për Luginën e Preshevës, transmeton rajonipress. Agani e informoi kryetarin e Komunës së Preshevës edhe për programin e mbështetjes së specializantëve nga Lugina për shkollimin e tyre specialistik, me ç’rast gjatë këtij viti, “Ministria e Shëndetësisë do t’i mbështes financiarisht 30 specializantë të Luginës së Preshevës për vijimin e shkollimit spcialistik në Kosovë”, sipas programit të filluar më 2012. Kryetari i Preshevës, Mustafa, e ka falënderuar Ministrin Agani dhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë vendim./Titulli.com/
Këshillat kombëtare nuk mund të kenë më të drejtat e themeluesit
“Thejmure” arrin në Prishtinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration