Thaçi: Nuk besoj se shqiptarët e Luginës të diskriminohen edhe më tutje
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se ai nuk mund të shkojë në Luginën e Preshevës pasi që nuk lejohet nga Serbia.“Unë nuk lejohem nga Serbia që të shkojë në Preshevë. Ne e mbështesim vullnetin e tyre kombëtarë dhe demokratikë dhe se unë jam në kontakt të vazhdueshëm me liderët të cilët marrin vendime në bazë të kapaciteteve që kanë”, ka thënë ai.
“Pjesa e Luginës janë më të diskriminuarit, por nuk besoj se kjo do të ndodhë edhe më tutje”, ka pohuar presidenti Thaçi
Këto komente Thaçi i ka bërë gjatë një ligjërate që është duke e mbajtur në Kolegjin UBT.