Bujanoc: 1000 familje me ndihma sociale
Në territorin e komunës së Bujanocit gjatë vitit 2016 kanë qenë 4.130 shfrytëzues të shërbimeve të qendrës për punë sociale dhe në krahasim me vitin 2015 është rritur dukshëm.“Sipas të dhënave të fundit afro 1000 familje marrinë ndihëm sociale me vlera të ndryshme varësisht prej rasteve”, ka thënë Nijazi Ahmeti drejtor i qendrës për punë sociale departamenti në Bujanoc.
Ai është shprehur se prioritet për ndihmë sociale kanë familjet me anëtarë pleq, fëmijë dhe ata që nuk kanë kurrfarë të ardhure.
Ahmeti theksoi mes tjerash se në vitin 2016 rreth 300 persona nga komuna e Bujanocit marrin ndihmë dhe përcjellje të personit të dytë./Titulli.com/