Lokale
Thaçi i thërret në takim liderët e Luginës
Liderët e Luginës gjatë ditës do të qëndrojnë në Prishtinë për t’u takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.
Siç ka mësuar Titulli, takimi pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës dhe në të do të marrinë pjesë udhëheqës institucional dhe politikë të Luginës.
Temë e bisedimeve me kryeministrin e Thaçi i delegacionit nga Lugina që do të përbëhet nga deputeti Riza Halimi, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi si dhe përfaqësuesi tjerë të partive politike shqiptare, do të jetë situata e krijuar pas vendosjes së pllakës përkujtimore të UÇPMB-së në sheshin e Preshevës.
Të shtunën, këshilltarë shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës morën vendim që pllaka përkujtimore të mos hiqet, ndërsa nuk është përkrahur as propozimi i Beogradit që kjo pllakë e Dëshmorëve të UÇPMB-së të zhvendoset në një vend tjetër./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!