Lokale
Shqiptarët e Preshevës, më të diskriminuarit në Evropë
Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Evropë.
Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke vazhduar me politikën e Milosheviqit në Luginën e Preshevës.
“Qeveria serbe duhet ti marrë të gjitha hapat që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konqulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosheviqit”, është shprehur Hoxhaj nga Egjipti në një intervistë në “Interaktiv”
Ministri Hoxhaj ka thënë se në rast se qeveria serbe do të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme ta rrënoi lapidarin, atëherë kjo do ta destibalizonte tërë rajonin.
“Çështja e lapidarit duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike dhe me dialog dhe çdo ndërhyrje e vrazhdë do të krijojë destabilitet jo vetëm në Preshevë por edhe në rajon” ka thënë ai.
Hoxhaj ka folur edhe për dialogun e 17 Janarit që do të ndodh ndërmjet kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daciq.
Ai ka thënë se ky do të jetë njëri prej dialogëve më të rëndësishme, pasi që do të bisedohet për tërheqjen nga Kosova të të gjitha strukturave ilegale serbe.
Hoxhaj gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë premtime nga Egjipti për njohjen e shtetet të Kosovës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!