Tërnoci pa ujë për shkak të punimeve
Lokale

Tërnoci pa ujë për shkak të punimeve

22.Jun.2013 19:38
0
Banorët e fshatit Tërnoc gjatë së dielës nuk do të kenë ujë në rrjetin e ujësjellësit të Ndërmarrjes Publike “Komunalia” Siç ka mësuar Titulli nga përgjegjësit në këtë ndërmarrje, ndërprerja e furnizimit me ujë në këtë fshat të komunës së Bujanocit do të bëhet për shkak të punimeve në rrjet, sidomos në rrjetin bypass që është shtruar nga Bujanoci drejtë Tërnocit. Të dielën (23 qershor) furnizim me ujë nuk do të ketë nga ora 7h e mëngjesit deri në orën 18h. Më 17 prill të këtij viti kanë filluar punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit direkt nga Bujanoci për në Tërnoc. Fshati më i madhe shqiptar në Luginë, edhe pse kishte lidhjet me ujësjellësin, ato nuk ishin të mjaftueshme që të furnizonin me ujë këtë vendbanim me mbi 1.700 shtëpi, sidomos gjatë stinës së Verës. Me lidhjen e re bypass, prurjet në drejtim të Tërnocit do të jenë 15 litra ujë në sekondë. Gjatë fillimit të punimeve për shtrirjen e lidhjes së re të ujësjellësit, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi pat thënë se ky projekt me vlerë 11.975.000 dinarë (pa tvsh) do të mundësojë furnizim të rregullt me ujë për këtë vendbanim, sidomos në këto kohë me temperature të larta./Titulli.com/
Punimet po vazhdojnë, uji pritet gjatë muzgut (video)
Beogradi "pranon" platformën e shqiptarëve të Luginës, pritet takimi me Daçiqin (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration