Punimet po vazhdojnë, uji pritet gjatë muzgut (video)
Lokale

Punimet po vazhdojnë, uji pritet gjatë muzgut (video)

23.Jun.2013 15:33
0
Furnizimi me ujë i qytetit të Bujanocit dhe fshatit Tërnoc, sipas përgjegjësve pritet të rifillojë sot rreth orës 20h. Në këtë ditë me temperatura tropikale, punëtorët e ndërmarrjes publike “Komunalia” po punojnë me intensitet të lartë për të përfunduar punimet në rrjetin e ujësjellësit, sidomos për të mundësuar kyçjen bypass që do të furnizojë fshatin Tërnoc me një kapacitet më të lartë me ujë të pijshëm. Në qendrën distribuuese në Bujanoc janë fikur të gjitha pompat furnizuese me ujë, të cilat pritet të futen në funksion pasi të kryhet punimet të cilat po zhvillohen në dalje të Bujanocit, në drejtim të rrugës regjionale për Gjilan. ujesjellesi-bujanoc “Me këtë projekt do të përmirësojmë gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm, sidomos gjatë stinës së Verës. Në ndërkohë do të bëhet edhe një shpim i ri i cili do të rritë kapacitetin e prodhimit me ujë të pijshëm nga ndërmarrja “Komunali” dhe kështu qytetarët e Tërnocit përfundimisht do të jenë të kënaqur”, u shpreh për Titullin Agim Haliti, Drejtor i Drejtorati për Zhvillim pranë komunës së Bujanocit. Haliti me këtë rast tha se do të ndërtohet edhe një buster stacion (stacion shtytës i ujit) i cili do të shërbejë për rritjen e shtytjes së ujit në drejtim të Tërnocit. Ai me këtë rast apeloi te qytetarët që ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë në mënyrë reciproke dhe të mos e përdorin atë për ujitjen e kopshteve. Me përfundimin e punimeve në këtë pikë lidhëse të ujësjellësit, uji do të fillojë të vie në shtëpitë e Bujanocit dhe Tërnocit. Mirëpo, gjatë ditës së hënë dhe të martë, për shkak të punimeve që do të vazhdojnë në kyçjen e re, do të ketë ndërprerje të serishme të furnizimit me ujë, por në këtë rast vetëm në fshatin Tërnoc. Andaj, sipas përgjegjësve në rrjetin e ujësjellësit, qytetarët e Tërnocit gjatë mbrëmjes së sotme duhet të shfrytëzojnë ujin që do të fillojë të rrjedhë në çezmat e tyre për të siguruar rezerva, pasi që uji në këtë vendbanim do të ndërpritet nga mëngjesi i së hënës për t’u rikthyer në muzgun e ditës së martë (25 qershor), kur edhe do të lëshohet në funksion lidhja e re bypass që është shtrirë anash rrugës qarkore Bujanoc-Tërnoc. Përgjegjës për punimet në këtë projekt për rritjen e kapacitetit me ujë të pijshëm në drejtim të Tërnocit është kompania “Saba Bellça” nga Presheva. /Titulli.com/ http://youtu.be/sML8oXJs_TQ
Shënohet sinjalistika në komunikacion (video)
Tërnoci pa ujë për shkak të punimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration